TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shtator 2025, 16:07

Përcaktohet formacioni i javës në MLS, Myrto Uzuni krah emrave gjigand të futbollit botëror

Shkruar nga Pamfleti

Përcaktohet formacioni i javës në MLS, Myrto Uzuni krah emrave

Myrto Uzuni është duke përjetuar një tjetër kulm të karrierës, këtë herë në MLS me Austin. Futbollisti shqiptar ka zhvilluar disa ndeshje fantastike radhazi dhe në takimin e fundit të Austin ishte heroi i ekipit.

Një fitore 2-1 dhe një gol i shënuar në aksionin e fundit mjafton për të kuptuar rëndësinë e këtij lojtari për skuadrën.

Ndërkohë shpërblimi ka ardhur edhe nga specialistët e futbollit në MLS që e kanë lënë Myrto Uzunin në ekipin ideal të javës krahë emrave si Son apo Lionel Mesi.

Uzuni duket se ka ndezur turbon para takimit të tetorit me Serbinë.

 

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare kampionati amerikan

Lini një Përgjigje