TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2025, 21:06

Arrestohet 19-vjeçari, kërcënoi me jetë Moratën pasi humbi penalltinë kundër Portugalisë në Ligën e Kombeve

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet 19-vjeçari, kërcënoi me jetë Moratën pasi

Alvaro Morata humbi penallti për Spanjën në finalen e Ligës së Kombeve kundër Portugalisë, gjë që i dhuroi portugezëve trofeun.

Sulmuesi spanjoll mori kërcënime në rrjetet sociale, por gjëja më e keqe është se autori i krimit iu drejtua me kërcënime me vdekje fëmijëve të sulmuesit. Siç është raportuar në” gazzetta.it”, një 19-vjeçar nga Malaga ka kërcënuar me jetë sulmuesin spanjoll dhe fëmijët e tij në rrjetet sociale. Por ai tashmë ka rënë në prangat e policisë.

Autoritetet spanjolle shpjeguan se si 2 ditë pas ndeshjes në Mynih, i riu shkoi në stacionin e policisë provinciale në Malaga për të denoncuar vjedhjen e llogarisë së tij personale në mediat sociale, ironikisht e njëjta nga e cila kishin filluar fyerjet, dhe jo vetëm kundër Moratës. Hetuesit nuk morën shumë kohë për të gjetur mospërputhje në historinë e tij dhe zbuluan menjëherë të vërtetën, domethënë se ishte një përpjekje e kotë për të krijuar një alibi.

Provat në fakt treguan që fajtor ishte po ai dhe siç shpjegohet nga policia spanjolle:

Këto sjellje janë bërë normë në disa fusha, siç është sporti, të favorizuara nga anonimati i garantuar nga mediat sociale dhe shpejtësia me të cilën ato përhapen. Sigurisht që ky fenomen duhet dënuar fuqimisht dhe nuk ka të bëjë fare me frymën e sportit, në të cilin ndonjëherë fiton dhe ndonjëherë humbet.”

alvaro morata sulmuesi spanjoll

Lini një Përgjigje