
Mania e futbollit ka arritur në të gjitha cepat e globit me Kupën e re të Botës për Klube që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, ku tifozë të panumërt kanë udhëtuar për të mbështetur ekipet e tyre. Disa prej tyre madje kanë bërë përpjekje të konsiderueshme financiare për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit.
Ky është rasti i një tifozi të River Plejt, i cili ka theksuar në një intervistë në “El Chiringuito” se skuadra argjentinase “Është jeta” dhe ndjekësit e saj lënë “gjithçka për ngjyrat”, përpara se të rrëfejë se ka djegur makinën për të siguruar paratë për të udhëtuar.
“Më është dashur ta djeg makinën për të paguar biletat, për të blerë biletën dhe për të paguar fluturimin. Më dhanë 10 mijë dollarë për makinën time.
Por, e shihni, më është dashur ta djeg, sepse përndryshe askush, tani për tani në Argjentinë, nuk do t’ju jepte asgjë”, u shpreh argjentinasi.
I habitur nga zbulimi i tij, Naço de Andres, gazetar, këmbënguli: “A e dogjët makinën për të marrë sigurimin?”.
“Po, po, që të mund të vinim këtu. Për këtë paguam të gjithë; unë dhe djali im erdhëm”, konfirmoi tifozi.
“Mund të divorcohem në çdo moment. Gruaja ime e di, ajo u grind me mua. I thashë, ‘Do ta kthejmë më vonë'”, zbuloi ai gjithashtu, përpara se të theksonte se tifozët e River Plejtit janë “më të mirë se tifozët e Realit të Madridit, sepse tifozët e Realit nuk bëjnë aq shumë përpjekje”.
Dy vjet më parë, pasioni i Benjaminit, një tifoz i ri argjentinas i Boka Zhuniors, i cili shiti PlayStation-in e tij, edhe babai i tij shiti motoçikletën e tij, për të shkuar në Rio de Janeiro për të parë finalen e Kupës Libertadores, u përhap në të gjithë botën.
“Dhe ne as nuk kemi biletë! Shikoje këtë! Kjo është Boka, shoku! Forca, Boka!”, bërtiti djali në një video që u bë virale në mediat sociale.
Lini një Përgjigje