TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2025, 19:41

Ndeshjet miqësore/ Egnatia me ritmin e duhur para Champions-it, Partizani triumfon me tripletë; Dinamo bën ‘poker’

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshjet miqësore/ Egnatia me ritmin e duhur para Champions-it, Partizani

Egnatia ka fituar 2-0 takimin miqësor përballë CSKA-së 1948. Golat për skuadrën e Edlir Tetovës u shënuan nga Regi Lushkja dhe Edison Ndreca.

Ky takim u luajt në Bansko të Bullgarisë. Kampionët e Shqipërisë po bëjnë mjaft mirë në fazën përgatitore ku më parë kanë barazuar 2-2 përballë Iberias.

Egnatia është para sfidave të rëndësishme në Champions. Ekipi rrogozhinas do të përfaqësojë Shqipërinë pikërisht ndaj Breidablik.

Në ndeshjet e tjera miqësore, Partizani triumfoi pastër 0-3 ndaj Rabotnickit, në sfidën e mbajtur në stadiumin e Strugës.

Të kuqtë zhbllokuan llogaritë me Kekon, i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një penallti. Për golin e dytë dhe të sigurisë mendoi Skuka. Në pjesën e dytë pati kohë edhe për Garcian.

Në Ohër, Dinamo mundi 4-1 Ballkanin, me golat e Vilës, Itodos, Nani dhe Bregut.

Në Slloveni, Vllaznia pësoi disfatë 5-3 ndaj Koper. Golat për të besuarit e Edi Martinit u realizuan nga Jago, Dodaj e Gruda. Tekniku shkodran provoi disa lojtarë, në prag të ndeshjeve të Europës.

 

egnatia cska sofia ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje