
Mançester Siti mori një fitore shumë të rëndësishme përballë Arsenalit në stadiumin “Etihad” në ndeshjen direkte për titullin kampion në Angli. Por një moment tepër interesant është filmuar pas golit të parë të Kevin de Bryjne.
Teksa të gjithë po festonin avantazhin, Pep Guardiola thërriti portierin Ederson. Në pamje duket revoltimi i trajnerit ndaj brazilianit.
Më pas tifozët kanë shpërthyer në rrjetet sociale: “E çuditshme se si Guardiola bërtet në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit”.
Një tjetër shkruante: “Guardiola po qorton porterin brazilian”.
Lini një Përgjigje