TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Prill 2023, 19:47

“Jam mashtruar dy herë në jetën time”, deklarata e pabesueshme e presidentit të Al Nassr: Një herë nga Kristiano Ronaldo

Shkruar nga Pamfleti
“Jam mashtruar dy herë në jetën time”, deklarata e

“I zhgënjyer nga prania e Kristiano Ronaldos tek Al Nassr”, kështu deklaron Al Muamar. Presidenti i skuadrës së Riadit në të cilin futbollisti portugez u transferua në dimër për një shifër rekord sipas medias arabe “ArabiaNews50” tha: “Jam mashtruar vetëm dy herë në jetën time. E para ishte kur kërkova tre qebapë dhe më dhanë vetëm dy. E dyta ishte kur firmosa me Kristiano Ronaldon”.

Al Nasr u eliminua pak ditë më parë nga Al Uehda në Kupën e Arabisë Saudite dhe humbi edhe Superkupën.

Portugezi ka luajtur 300 minuta por askush nuk është i kënaqur me imazhin e tij.

Kristiano nënshkroi një kontratë 2.5-vjeçare deri në verën e vitit 2025 dhe do të arkëtojë shumën prej 200 milionë euro në vit bashkëpunim me Al Nasr. Në total fitimet e tij do të kalojnë 500 milionë euro dhe brenda kësaj shume janë edhe marrëveshjet tregtare të dy palëve. Kontrata e tij “neto” duhet të arrijë në 70 milionë euro në vit dhe pjesa tjetër është për përdorimin e emrit të tij.

al muamar presidenti i al nassr kristiano ronaldo

Lini një Përgjigje