TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Dhjetor 2023, 18:27

Arsenali “arratiset” me Saka-Odegard dhe blindon kreun, triumfon edhe Brentfordi i Strakoshës

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali “arratiset” me Saka-Odegard dhe blindon kreun, triumfon

Arsenali ka mposhtur 2-1 Ullverhempton në javën e 14 të Premier Ligës.

Tri pikët të rëndësishme për skuadrën e Artetës, që tani kryeson përkohësisht renditjen e kampionatit anglez me një avantazh prej katër pikësh ndaj Sitit, me këta të fundit që presin nesër në shtëpi Totenhemin.

Sfida e luajtur në “Emirates Stadium” u zhbllokua në minutën e 6 nga Saka me Odegard që dyfishoi avantazhin në minutën e 13.

Një fitore me drithërima për “Topçinjtë”, për shkak se Ullverhempton rihapi ndeshjen në minutën e 86 dhe shkoi edhe afër golit të barazimit, por pa sukses.

Në dy ndeshjet e tjera, Bërnli mundi 5-0 Shefild Junajtid dhe Brentford fitoi 3-1 kundër Lutonit.

arsenal ullverhempton premier liga brentford

Lini një Përgjigje