TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2023, 20:05

Arsenali i falet Troshard, “Topçinjtë” vuajnë ndaj Evertonit por rrëmbejnë 3 pikët

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali i falet Troshard, “Topçinjtë” vuajnë ndaj

Arsenali vuan ndaj Evertonit në “Goodison Park”, por fiton 0-1, në një sfidë plot me emocione. Skuadra e drejtuar nga Arteta merr kështu triumfin e dytë radhazi dhe suksesin e katërt në pesë takimet e fundit. 

"Topçinjtë” e filluan me ritëm të lartë ndeshjen, patën mundësi të zhbllokonin takimin por nuk ia dolën. Në minutën e 20, Martinelli gjeti rrugën e rrjetës, por gëzimi zgjati pak, pasi goli u anulua për pozicion jashtë loje. 

Në pjesën e dytë, ishte Troshard që i dhuroi skuadrës 3 pikë të arta, me një goditje të saktë pas zhvillimit të një goditje nga këndi. 

Arsenali mbetet një nga skuadrat pretendente për të fituar Premier Ligën këtë sezon, me garën që është e egër me kampionët e Manchester Sitit. 

arsenal everton premier liga

Lini një Përgjigje