
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së tretë në Kategorinë e Parë.
Të gjitha ekipet kanë marrë nga 1 pikë në të gjitha ndeshjet. Ndeshja Bylis-Tomori përfundoi me rezultatin 1-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Marselinon, ndërsa në minutën e 58 Emini vulosi sfidën.
Një sfidë emocionuese ishte edhe ajo mes Apolonisë dhe Besës, e cila u mbyll në barazimin 1-1. Xhabrahimi shënoi në minutën e 26, ndërsa Umejiego i dhuroi pikën fierakëve në minutën e fundit të duelit.
Ndërsa Kastrioti dhe Flamurtari u ndanë në barazim pa gola, ashtu si Luzi me Korabin. Pavarësisht se të dyja skuadrat tentuan të gjenin golin, asnjëra prej tyre nuk ia doli. Një sfidë që u dominua nga Kastrioti, me këta të fundit që krijuan pafund raste, por portieri Teqja ishte në formë duke bllokuar çdo goditje.
Në minutën e 83, Kriviçiç u ndëshkua me karton të kuq. duke lënë me 10 lojtarë ekipin vlonjat. Në minutat shtesë me karton të kuq u ndëshkua edhe zëvendës trajneri, Bekim Kuli.
Lini një Përgjigje