TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Janar 2025, 20:40

Arsenali “sheh me dylbi” vendin e parë, ‘Topçinjtë’ ngecin nga një penallti e pazakontë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali “sheh me dylbi” vendin e parë,

Arsenali nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 kundër Brajtonit në javën e 20 të Premier Ligës.

Një rezultat ky që rrezikon ta largojë akoma më shumë me vendin e  parë ekipin e Artetës, në rast të një fitoreje nesër të Liverpulit kundër Mançester Junajtid.

Kujtojmë se “Të Kuqtë” kanë edhe një ndeshje për të rikuperuar kundër Evertonit.

Gjithçka nisi mirë për londinezët që gjetën golin e avantazhit në minutën e 16 me talentin Nuaneri.


Në minutën e 61, Brajtoni fitoi një penallti për një faull të shkaktuar me kokë nga ana e Saliba. Te pika e bardhë u paraqit Zhoao Pedro, i cili nuk gaboi.

arsenal brajton premier liga

Lini një Përgjigje