TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Korrik 2025, 16:43

Asllani “bllokon” Interin për blerjen e Lukman, mesfushori kuqezi do vetëm klube të Serisë A për shkak të familjes

Shkruar nga Pamfleti

Asllani “bllokon” Interin për blerjen e Lukman, mesfushori

Kristjan Asllani është kthyer në çështje në shtëpinë zikaltër. E ardhmja e mesfushorit të kombëtares sonë, jo vetëm që nuk po merr zgjidhje sa i takon vijimit të karrierës së tij në prag të sezonit të ardhshëm, por po pengon edhe merkaton hyrëse tek Interi.

Klubi zikaltër po kërkon të investojë në tregun e transferimeve, aty ku synimi kryesor mbetet Ademola Lukman. Për sulmuesin nigerian të Atalantës mund të mos mjaftojnë 40 milionë euro, aq sa është oferta momentale e Interit drejtuar klubit bergamask. Ndaj për këtë aryse, Interi mund të jetë i detyruar të rrisë ofertën. Në këtë mënyrë ajo ç’ka po përpiqen të bëjnë zikaltrit është të shesin lojtarët, që nuk janë më pjesë e planeve të teknikut Kristian Kivu.

Një prej tyre është edhe Kristjan Asllani. Drejtori Sportiv Pier Ausilio theksoi sërish faktin se mesfushori elbasanas nuk është më pjesë e projektit të klubit sa i takon të ardhmes. Megjithatë për momentin mungojnë ofertat që mund të kënaqin financiarisht klubin e Interit. Në shtëpinë zikaltër, dëshirojnë të mos e largojnë Asllanin pa marrë mbprasht paratë e investuara për kartonin e tij, plot 14 mln euro të shpenuzara për të, kur në verën e vitit 2022, Interi e afroi nga Empoli.

Në Itali duket se do të jetë e vështirë, që një ekip të shpenzojë rreth kësaj shifre ndaj pista më e mundshme është ajo e transferimit jashtë. Betis ka qenë një nga skuadrat që ka shprehur qartë interesimin për Asllanin, por ky i fundit ka refuzuar menjëherë. Asllani ndjehet shumë mirë në Itali së bashku me familjen e tij e nuk ka ndërmend të lëviz e të vijojë karrierën diku tjetër.

Një qendrim ky, që bie ndesh me interesat e klubit, me palët që pritet të ulen sërish në bisedime për të gjetur një zgjidhje që mund t’i kënaq të dyja palët e të zgjidhë përfundimisht ngërçin e krijuar.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje