TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Gusht 2025, 20:19

Asnjë film i tij nuk ka arritur deri tani suksesin financiar, “F1”, arritja më e madhe e karrierës 4 dekadëshe të Bred Pit

Shkruar nga Pamfleti

Asnjë film i tij nuk ka arritur deri tani suksesin financiar,

Kanë kaluar pothuajse dy muaj (27 qershor 2025) që kur filmi F1 (F1, “The Movie”) u bë realitet me premierën e tij botërore dhe ndjesia se po përjetojmë diçka unike dhe historike vazhdon të jetë e pranishme, me filmin që ka qenë pa dyshim një sukses.

Nuk është më vetëm fama që e rrethon, emrat e mëdhenj apo buxheti i jashtëzakonshëm. Filmi F1 ka bërë një bujë aq të madhe saqë po ndryshon edhe vetë karrierën e legjendarit Bred Pit. Një karrierë 4-dekadëshe, me dy çmime “Oscar”, dy çmime “BAFTA” dhe dy çmime “Golden Globe”. Por asnjë film i tij nuk ka arritur suksesin financiar që tashmë ka kapur “F1”. As “Inglourious Basterds”, as “Seven” dhe as “Fight Club”.

Studimet e fundit tregojnë se filmi ka mbledhur 545 milionë dollarë në arkat botërore, një shifër astronomike që tejkalon edhe suksesin e tij më të madh deri tani, “World War Z”, që pati 540 milionë. Prodhimi i Josef Kosinski ka lënë gjurmë dhe e bën Pitin edhe më të rëndësishëm në një industri që e adhuron.

Një sukses i jashtëzakonshëm që ngre një tjetër pyetje: a do të ketë vazhdim? Luis Hamilton, i cili është një figurë kyçe në filmin e parë, tha se për momentin duhet të shijojmë atë që është në kinema. Vlerësimi kritikat, deri tani janë shumë pozitive, ndërsa portali IMDB, një referencë në industrinë e filmit, i ka dhënë notën 7.9.

bred pit filmi "f1"

Lini një Përgjigje