TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Gusht 2025, 19:14

70 mln euro për një 18-vjeçar, PSG-ja bën gati goditjen e bujshme në merkato

Shkruar nga Pamfleti

70 mln euro për një 18-vjeçar, PSG-ja bën gati goditjen e

Edhe pse deri më tani PSG ka qendruar shumë e heshtur këtë merkato, parizienët nuk mund ta mbyllin këtë afat kalimtar pa bërë asnjë transferim. Shumë shpejt kampionët e Europës pritet të bëjnë 3 transferime, dy emra kanë kohë që përfliten Illia Zabarnji i Bërnmuthit dhe Lukas Shevalier i Lilës.

Ndërkohë që objektivi i tretë i parizienëve është 18-vjeçari i Portos, Rodrigo Mora. Sipas raportimeve të mediave portugeze, PSG-ja është e gatshme të ofrojë deri në 70 milionë euro për yllin e ri portugez.

Luis Enrike beson se Mora përshtatet në mënyrë të përkryer në stilin e tij të lojës. Shkathtësia e portugezit i lejon atij të zërë pozicione të ndryshme në sulm dhe gjithashtu të jetë i dobishëm si mesfushor, duke zgjeruar opsionet taktike të trajnerit spanjoll.

Në skemën e PSG-së, Rodrigo Mora mund të alternohet me lojtarë si Fabian Ruiz në mesfushë ose të jetë një alternativë për lojtarë si Dembele, Barkola ose Kvaratskhelia në krahë. Sezonin e kaluar, Mora shënoi 12 gola dhe dha 4 asiste në 40 ndeshje, edhe pse nuk ishte titullar i rregullt.

rodrigo mora psg

Lini një Përgjigje