Sport25 Maj 2024, 20:30

Autostrada pranë Lilës përfshihet nga flakët, tifozët e Lionit dhe PSG përplasen para finales së Kupës së Francës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Autostrada pranë Lilës përfshihet nga flakët, tifozët e

Lioni dhe PSG do të ndeshen sot në mbrëmje për finalen e Kupës së Francës. Por para ndeshjes tifozëritë e dy skuadrave janë përplasur me njëra-tjetrën në autostradë pranë qytetit të Lilës.

Autobusët e dy tifozërive u takuan në një stacion pagese në autostradë. Më pas ata dolën nga autobusët duke gjuajtur me gurë dhe flakadanë ndaj njëri-tjetrit.

Siç duket edhe nga pamjet një pjesë e autostradës është në flakë. Për momentin nuk flitet për shtyrje të ndeshjes, megjithëse ka pasur zëra për të mos u luajtur sonte.

tifozët e lionit