Bajerni i Mynihut ka marrë një fitore bindëse në javën e 30 të Bundesligës.
Bavarezët kanë mundur 5-1 në transfertë Unionin e Berlinit dhe kanë përforcuar vendin e dytë të renditjes, pozicioni më i lartë që mund të arrijnë në këtë sezon në kampionat, pasi Leverkusen siguroi matematikisht titullin fundjavën e kaluar.
Siç kuptohet edhe nga rezultati, ishte gjithçka e lehtë për skuadrën e Tomas Tuhel.
Gorecka zhbllokoi ndeshjen në minutën e 29 me një finalizim të bukur para se Herri Kejn të mahniste publikun me një goditje dënimi të mrekullueshme në fundin e pjesës së parë.
Protaginisti i pjesës së dytë ishte Tomas Myler, autor i dygolave në minutën e 53 dhe 66. Në mes ishte goli i Tel në minutën e 62.
Në fundin e ndeshjes, në minutën e 91, erdhi goli i ngushëllimit për vendasit i shënuar nga Vertesen.
Lini një Përgjigje