
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku zhvilloi një paraqitje fantastike ndaj Lokomotivës së Moskës, ku kaloi dy futbollistë dhe portierin për të asistuar në fund për bashkëlojtarin e tij, Valentin Vada.
Megjithatë, asistimi i Dakut për mesfushorin argjentinas, nuk i ka mjaftuar Rubin Kazanit që të marrë pikët e plota, pasi barazuan në shtëpi me rezultatin 1-1, në ndeshjen e javës së 25 të elitës së futbollit të Rusisë.
Daku asistoi në minutën e 21, ndërsa skuadra e tij pësoi golin e braazimit në minutën e 43. Daku kompletoi ndeshjen, ndërsa shqiptari tjetër te Rubin, Dardan Shabanhaxhaj luajti deri në minutën e 67.
Sulmuesi i Shqipërisë u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa edhe nga SofaScore u vlerësua me notën 7.7. Për sa i përket Mario Mitajt, mbrotjësi shqiptar nuk ishte i disponueshëm në këtë derbi me Dakun për shkak kartonash.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje