TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Tetor 2025, 22:13

Bajerni i Mynihut merr fitoren e 6 radhazi, Serzh Gnabri thyen rekordin në Bundesligë

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni i Mynihut merr fitoren e 6 radhazi, Serzh Gnabri thyen rekordin në

Bajerni i Mynihut ka marrë fitoren e gjashtë rresht në Bundesligë, duke kryesuar me pikë të plotë pas 6 javësh. “Viktima” e radhës ishte Ajntrahti i Frankfurtit, ku Bajerni fitoi 0-3 në transfertë.

Bavarezët e nisën direkt me gol, ku Luis Diaz shënoi pas 15 sekondash lojë. Kolumbiani gjeti rrjetën pas asistit që mori nga Serzh Gnabri. Ky është goli i tretë më i shpejtë në historinë e Bundesligës, pasi dy vendet e para mbahen nga Voland dhe Belarabi me 9 sekonda.

Në minutën e 28, i zakonshmi Herri Kejn dyfishoi shifrat. Anglezi shënoi me një goditje të fortë nga distanca. Pjesa e parë u mbyll 0-2 për bavarezët.

Luis Diaz shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Bajernin në minutën e 85, pas asistit të Rafael Guerreiros dhe një kundërsulmi të shpejtë të bavarezëve. Një paraqitje fantastike nga anësori kolumbian me dy gola dhe një asist dhe me plot meritë u vlerësua si “Lojtari i Ndeshjes”.

 

bajern mynih ajntraht frankfurt bundesliga

Lini një Përgjigje