TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Mars 2023, 20:37

Bajerni kalon pa probleme Shtutgartin dhe merr kreun, Myler si Levandovski

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni kalon pa probleme Shtutgartin dhe merr kreun, Myler si Levandovski

Bajerni i Mynihut ka mundur me vështirësi 1-2 Shtutgartin në transfertë, në ndeshjen e javës së 23 të Bundesligës.

De Ligt zhbllokoi shifrat për kampionët e Gjermanisë në minutën e 39. Mbrojtësi ia të “tundtte rrjetën”, pas një gjuajtje nga distanca. 3 pikët në kasafortë i vendosi Çupo Moting, 30 minuta nga fundi i ndeshjes.

Asisti u dha nga Tomas Myler, i cili, me përfshirjen në realizimin e golit të 300 në Bundesligë (141 gola, 159 asiste), është bërë vetëm lojtari i dytë që e arrin këtë shifër pas Robert Levandovskit (367).

Modestët e Bundesligës ngushtuan shifrat me Perea në minutën e 88, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.

Ky sukses bën që bavarezët të mbajnë vendin e parë me 49 pikë, po aq sa Borusia e Dortmundit.

bajerni i mynihut shtutgarti bundesliga

Lini një Përgjigje