TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Nëntor 2025, 18:07

Bajerni vuan por nuk fal në shtëpi, kampionët e Bundesligës përmbysin St. Paulin

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni vuan por nuk fal në shtëpi, kampionët e Bundesligës

Bajerni i Mynihut ka fituar në shtëpi përballë St Pauli, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12 të Bundesligës. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena”, përfundoi 3-1 në favor të vendasve.

Miqtë ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Huntonxhi në minutën e 6. Megjithatë, bavarezët gjetën forcat për të përmbysur, duke shënuar 3 herë me Guerreiro, Diaz dhe Xhekson.

Kështu, Bajerni i Mynihut blindon kreun duke shkuar në kuotën e 34 pikëve, me 8 më shumë se vendi i dytë, Lajpcig. Në krahun tjetër, me vetëm 7 pikë, St Pauli mbetet i parafundit.

bajern mynih st.pauli bundesliga

Lini një Përgjigje