TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Mars 2026, 16:43

Protagonistët e kombëtares shfaqin ende dhimbjen për eliminimin: Ëndrra përfundoi, por jo dashuria për fanelën kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Protagonistët e kombëtares shfaqin ende dhimbjen për eliminimin:

Pas përfundimit të sfidës mes Polonisë dhe Shqipërisë, e cila u mbyll me eliminimin e kuqezinjve në raundin e “play off”-it, atmosfera në kampin shqiptar ishte e rënduar. Menjëherë pas vërshëllimës së fundit të arbitrit Entoni Tejlor, një pjesë e lojtarëve shmangën deklaratat për mediat, duke reflektuar zhgënjimin e thellë për rezultatin.

Një ditë më vonë, mbrojtësi Elseid Hysaj vendosi të reagojë publikisht përmes rrjeteve sociale. Në një mesazh të shkurtër, ai theksoi se pavarësisht përfundimit të ëndrrës, përkushtimi ndaj Kombëtares mbetet i pandryshuar.

"Ëndrra ndaloi, por jo dashuria për këtë komb, për këta tifozë, për këtë fanelë"-shkruan Hysaj në postimin e tij duke marrë mbështetjen e futbollistëve të tjerë të Kombëtares teksa komentuan mesazhin e tij.

Protagonistët e kombëtares shfaqin ende dhimbjen për eliminimin:

Reagim emocional pati edhe nga sulmuesi Myrto Uzuni, i cili që në deklaratën pas ndeshjes e kishte të vështirë të përmbante emocionet. Në një postim në “Instagram Story”, ai ndau reflektime mbi humbjen dhe rrugëtimin e ekipit.

Ai theksoi se eliminimi nga gara për Botërorin ka lënë një dhimbje të madhe, por njëkohësisht nënvizoi krenarinë për përfaqësimin e vendit. Sipas tij, Kombëtarja ka arritur të bashkojë tifozët dhe të krijojë emocione të forta përgjatë gjithë rrugëtimit.

Ndonjëherë futbolli të jep gëzime të mëdha e ndonjëherë të thyen zemrën-shkruan ndër të tjerat Uzuni në Instagram Story teksa fliste për sfidën e së enjtes-dje ishte një nga ato netë që do të donim të harronim, por nuk mundemi. Ëndrra jonë për Botërorin dhe dhimbja është e madhe. Kjo kombëtare na bëri të besojmë, na bashkoi, na dha emocione që nuk përshkruhen me fjalë. Nga fillimi deri në fund kemi dhënë çdo gjë, në çdo sakrificë, në çdo moment kemi mbrojtur flamurin. Por sot jemi të mërzitur, por mbi të gjitha jemi krenarë sepse kjo fanelë nuk është thjesht futboll, është zemër, është flamur, është identitet. Ëndrra mbaroi për këtë herë…por dashuria për Kombëtaren nuk mbaron kurrë. Do të rikthehemi më të fortë. Forca Kombëtarja’.

Protagonistët e kombëtares shfaqin ende dhimbjen për eliminimin:

Në përfundim të mesazhit të tij, sulmuesi la të hapur shpresën për të ardhmen, duke theksuar se skuadra do të rikthehet më e fortë.

 

elsied hysaj myrto uzuni kombëtarja shqiptare

Lini një Përgjigje