TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Nëntor 2023, 19:27

Bëri mrekullinë e parë si trajner, Silvinjo merr urime nga Arsenali dhe Baça pas kualifikimit të Shqipërisë në “EURO 2024”: Forca! E meriton vëlla

Shkruar nga Pamfleti
Bëri mrekullinë e parë si trajner, Silvinjo merr urime nga

Për trajnerin Silvinjo, sigurimi i një vendi në “EURO 2024” është lumturi dhe krenari e madhe. Brazilianin e kënaq jashtëzakonisht fakti që u realizua ëndrra e shumë shqiptarëve. 

Tekniku 49-vjeçar pas suksesit të arritur, me një mesazh në Instagram në gjuhën portugeze dhe shqipe ka falënderuar futbollistët që e mbështetën, pjesëtarët e stafit teknik dhe administrativ, FSHF, tifozët për përkrahjen jetike dhe familjen e tij. 

Urime, 49-vjeçari ka marrë edhe nga drejtori sportiv i Barcelonës dhe legjenda braziliano-portugeze Deko, që në profilin e tij në rrjetin social i ka komentur: “Forca Titio”. 

Edhe drejtori sportiv i Arsenalit, Edu Gaspar komentoi në profilin e 49-vjeçarit: “Duke bërë histori! Urime! Familja Gaspar është shumë e lumtur! E meriton vëlla! Tani në Europian! Forca

Suksesi i brazilianit ka marrë vëmendjen e gazetës së njohur sportive spanjolle “AS”, që i ka kushtuar një artikull. Tekniku kuqezi ka fituar në karrierën e tij dy Liga Kampionesh, tre kampionate, një Kupë Mbreti, dy Superkupa të Spanjës, një Community Shield, një kampionat dhe Kupë në Brazil, e tani sipas “AS”, Silvinjo bëri mrekullinë e parë si trajner. 
 

silvinjo trajneri i shqipërisë arsenali dhe barcelona

Lini një Përgjigje