TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Nëntor 2025, 20:27

Botërori “Brazil 2027”, Shqipëria e femrave njeh kundërshtaret

Shkruar nga Pamfleti

Botërori “Brazil 2027”, Shqipëria e femrave njeh

Kombëtarja e vajzave njohu këtë të martë rivalet që do të ketë përballë në kualifikueset e Botërorit “Brazil 2027”. Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, Shqipëria është pozicionuar në grupin B1, ku do të përballet me Uellsin, Çekinë dhe Malin e Zi.

Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje dhe sipas kalendarit të UEFA-s, takimet kualifikuese do të nisin në muajin shkurt dhe sfidat përmbyllëse do të luhen në qershor.

Pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese, do të nisë faza “play-off”. Kombëtarja e vajzave mund të kualifikohet në këtë fazë nëse renditet në vendin e I, II ose të III-të të grupit B.

Në linkun më poshtë, është e shpjeguar procedura se si funksionojnë dy raundet e “play-off”-it.

kombëtarja e femrave botërori "brazil 2027"

Lini një Përgjigje