TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shtator 2025, 21:15

Botërorit 2026 mund t’i bashkohet një debutues surprizë, goli përballë Onanës e afron me historinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Botërorit 2026 mund t’i bashkohet një debutues surprizë,

Kualifikueset e Botërorit 2026 në zonën e Afrikës, mund të dhurojnë një pjesëmarrës surprizë në edicionin e vitit të ardhshëm të aktivitetit më të madh për përfaqësuese në glob. Kepi i Gjelbër, një vend i vogël afrikan, është shumë pranë kualifikimit historik.

Fitorja 1-0 ndaj Kamerunit, me Livramenton që mposhti lehtësisht Onana, bëri që tashmë Kepi i Gjelbër të marrë kreun e grupit me 4 pikë avantazh ndaj ndjekësit më të afërt.

Kësisoj, i mjafton një fitore në dy ndeshjet e fundit, për të siguruar matematikisht praninë në Botëror, për herë të parë në historinë e këtij vendi që ka hyrë vonë në skenën futbollistike ndërkombëtare edhe pse në territorin e tij kanë lindur emra si Nani, Gelson Fernandes, Rolando, Vieira, Henrik Larson apo Ruben Semedo.

 

 

kepi i gjelbër kombëtarja afrikane kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje