TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shtator 2025, 20:24

Mediat serbe i kap tmerri nga Armando Broja dhe futbollistët e tjerë kuqezi: Shqiptarët na bënë ferrin, do të ketë luftë të madhe

Shkruar nga Pamfleti

Mediat serbe i kap tmerri nga Armando Broja dhe futbollistët e tjerë

Përfaqësuesja e Serbisë nuk ishte në gjendje të tregonte asgjë kundër Anglisë në Beograd. Të besuarit e Dragan Stajkoviç iu “nënshtruan” ishullorëve me rezultatin “dërrmues” 0-5.

Pas kësaj disfate, mediat serbe i ka kapur tmerri për ndeshjen me Shqipërinë, e cila do të zhvillohet në datën 11 tetor në Beograd. “Shqiptarët na bënë ferrin. Do te ketë një luftë të madhe midis Serbisë dhe Shqipërisë për vendin e 2-të që të çon në raundin ‘play-off’”, shkruan “Kurir”.

Shqipëria e Silvinjos mban vendin e 2 në Grupin K me 8 pikë, 1 më shumë se Serbia me 7 të tilla, por me ndryshimin se Vlahoviç me shokë kanë një ndeshje më pak.    

mediat serbe kombëtarja shqiptare

Lini një Përgjigje