TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shtator 2025, 15:00

I uroi datëlindjen me puthje e dhurata, Lamine Yamal i jep fund lidhjes 8 ditë më pas

Shkruar nga Pamfleti

I uroi datëlindjen me puthje e dhurata, Lamine Yamal i jep fund lidhjes 8

Futbollisti i Barcelonës, një yll gjithnjë në rritje, madje që në moshë të vogël, Lamine Yamal është bërë sërish ‘titull’ në mediat rozë. Vetëm pak javë pasi konfirmoi lidhjen me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole, duket se romanca e tyre ka marrë fund.

Më 25 gusht, Yamal publikoi një fotografi të përbashkët duke i uruar ditëlindjen artistes, një gjest që konfirmoi marrëdhënien e tyre. Mirëpo, vetëm tetë ditë më vonë, të gjitha imazhet me Nickin janë fshirë nga profili i tij në Instagram, ndërsa fotografia e profilit është zëvendësuar me një sfond krejtësisht të zi – një veprim që ndjekësit e kanë interpretuar si shenjë të ndarjes.

Yamal, i cili sapo ka lënë pas fazën e adoleshencës, është bërë shpesh pjesë e shtypit rozë për marrëdhëniet e tij me vajzat e njohura. Kritikat ndaj tij janë shtuar, me zëra që thonë se sjelljet jashtë fushe mund të ndikojnë negativisht në karrierën e tij sportive. Madje, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, së fundmi ka theksuar publikisht se ekipi duhet të funksionojë si një i vetëm dhe jo si individë të ndarë, një mesazh që shumë e kanë parë si të drejtuar edhe ndaj të riut.

Në këtë fazë të ndjeshme të karrierës, Yamal përballet me sfidën e madhe për të gjetur ekuilibrin mes suksesit në futboll dhe presionit të jetës personale. Nëse kjo ndarje është përfundimtare apo thjesht një reagim i përkohshëm, mbetet për t’u parë.

lamine yamal nici nicole ndarja

Lini një Përgjigje