TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Mars 2026, 15:54

Brajton surprizon Liverpulin, të kuqtë mbeten jashtë zonës Champions

Shkruar nga Pamfleti

Brajton surprizon Liverpulin, të kuqtë mbeten jashtë zonës

Liverpuli nuk ka arritur të vazhdojë serinë pozitive pas fitores bindëse 4-0 ndaj Gallatasarajit në mesjavë dhe kualifikimit në çerekfinalet e Champions League. “Të kuqtë” janë mposhtur 2-1 në transfertë nga Brajtoni, në një sfidë të vlefshme për javën e 31-të në Premier Ligë.

Protagonisti kryesor i takimit ishte Deni Uellbek, i cili realizoi dy gola, nga një në secilën pjesë. Sulmuesi zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-të me një goditje me kokë.

Liverpuli reagoi në minutën e 30-të, kur Milos Kerkez shfrytëzoi një gabim të mbrojtësit Luis Dank dhe barazoi shifrat në 1-1. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Brajtoni riktheu avantazhin. Në minutën e 56-të, Uellbek realizoi sërish, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke vendosur rezultatin përfundimtar 2-1.

Me këtë fitore, Brajtoni ngjitet në vendin e tetë në renditjen e Premier Ligës. Ndërkohë, Liverpuli mbetet në vendin e pestë me 49 pikë, duke rrezikuar objektivin për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

liverpul brajton premier liga

Lini një Përgjigje