TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Mars 2026, 10:03

Publikohet lista për play off-et e Botërorit, Silvinjo sjell emra të rinj në kombëtare; rikthehet Ernest Muçi

Shkruar nga Pamfleti

Sylvinho publikon listën e kombëtares për play off-et e Botërorit, rikthehen Muçi dhe Mehmeti, spikasin edhe dy emra të rinj.

Publikohet lista për play off-et e Botërorit, Silvinjo sjell emra
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka publikuar listën me thirrur për dy ndeshjet e Play Off për Botërorin e SHBA. 

Silvinjo këtë radhë sa sjellë në kombëtare dy emra të rinj që janë thirrur për herë të parë.

Për herë të parë me Kombëtaren shqiptare kanë marrë ftesë mbrojtësit Stavro Pilo dhe Bujar Pllana. Ndërkohë bie në sy rikthimi i Ernest Muçit.

Lista e plotë me 26 lojtarë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Bujar Pllana, Klisman Cake, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj, Ivan Balliu

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Nazmi Gripshi, Arbër Hoxha, Anis Mehmeti, Jasir Asani

Sulmues: Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Nedim Bajrami, Armando Broja

Publikohet lista për play off-et e Botërorit, Silvinjo sjell emra

Kombëtarja shqiptare do të nisë përgatitjet të hënën në “Shtëpinë e Futbollit” për ndeshjen e parë ndaj Polonisë, ndërsa të mërkurën do të udhëtojë drejt Varshavës.

silvinjo sjell tre emra të rinj në kombëtare publikohet lista

Lini një Përgjigje