TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shkurt 2026, 17:57

Brazili organizatori i edicionit të parë, Botërori i Legjendave rikthen në fushë emrat që kanë gdhendur historinë e futbollit

Shkruar nga Pamfleti

Brazili organizatori i edicionit të parë, Botërori i Legjendave

Brazili do të jetë vendi organizatori i edicionit të parë të World Legends Cup (Kupës së Botës së Legjendave), turneu i parë ndërkombëtar që do të kthejë në fushën e lojës disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror që kanë gdhendur emrin e tyre në këtë sport.

Kompeticioni do të nisë në Rio De Zhaneiro ku është mbajtur edhe një konferencë për shtyp dhe do të shohë shumë ish-kampionë që do të veshin sërish fanelat e kombëtareve të tyre në një format krejtësisht të ri për të nderuar pasurinë sportive dhe për të promovuar nismat me impakt social.

World Legends Cup lind si një platformë sportive ndërkombëtare me synimin për të bashkuar spektaklin, kujtimet futbollistike dhe impenjimin social. Në të do të marrin pjesë 8 skuadra; Brazili, Italia, Argjentina, Franca, Spanja, Holanda, Nigeria dhe Arabia Saudite. Në fushë do të zbresin mbi 170 ish-futbollistë që kanë lënë gjurmë te breza të tërë.

Ai që do të drejtojë Italinë do të jetë Paolo Maldini, ndërsa mes protagonistëve të konfirmuar figurojnë Xhanluixhi Bufon, Fabio Kanavaro dhe Marko Materaci. Bufon do të jetë edhe kapiteni i skuadrës. Mes yjeve të tjerë të konfirmuar janë Kaka, Romario, Bebeto dhe Roberto Karlos për Brazilin, Tierri Henri për Francën, Iker Kasijas për Spanjën, Edvin van der Sar për Holandën  dhe Havier Zaneti për Argjentinën.

Klarens Sedorf, ortak dhe ambasador i projektit do të jetë një prej imazheve qendrore të iniciativës. Ndeshjet do të luhen në stadiumin “Nilton Santos”, ndërsa finalja dhe ceremonia e mbylljes në “Maracana”. Turneu parashikon ndeshje që do të zgjasin 60 minuta.

botërori i legjendave brazili ndëshkon gjermanin

Lini një Përgjigje