Sport 6 Shkurt 2024, 21:17

Buzëqesh Shqipëria, mesfushori spanjoll humbet shansin e fundit për “EURO 2024”

Shkruar nga Pamfleti

Buzëqesh Shqipëria, mesfushori spanjoll humbet shansin e fundit

Shqipëria do të ketë një telash më pak në ndeshjen e “EURO 2024” ndaj Spanjës. Mesfushori i njohur i spanjollëve, Isko, është dëmtuar dhe kështu ka humbur shansin e vetëm që kishte për të bindur trajnerin Luis De La Fuente, i cili deri më tani nuk e kishte ftuar të bëhej pjesë e ekipit.

Isko po kalonte një formë të shkëlqyer te Betisi në këtë edicion dhe pritej që të ftohej për dy ndeshjet miqësore të marsit të Spanjës. De La Fuente kishte lënë të kuptohej që nuk mund të linte jashtë testueseve të fundit një futbollist që po kalonte një formë shumë të mirë duke spikatur me paraqitjet e tij në La Liga në këtë sezon dhe do ta shihte në raport me të tjerët.

Por ai është dëmtuar në javën e fundit dhe raporti mjekësor tregon për një problem muskulor në kofshën e këmbës së majtë që do e lërë jashtë fushave për të paktën një muaj e gjysmë. Kështu, Isko humb dritaren e miqësoreve të marsit dhe Luis De La Fuente kësisoj nuk do e marrë në konsideratë për Europianin futbollistin, meqë edhe më parë kishte dyshime nëse duhej të kthente në ekip veteranin, në një moment kur po përpiqet të pastrojë skuadrën nga të tillë.

isko mesfushori spanjoll shqipëria