Sport12 Prill 2024, 21:59

Chelsea nis operacionin “fshesa”, Broja mes “të padëshiruarve”!

Shkruar nga Pamfleti

Chelsea nis operacionin “fshesa”, Broja mes “të

“Blutë e Londrës” kanë shpenzuar mbi një miliard euro në tregun e transferimeve që pas ndryshimit të pronarit, megjithatë, rezultatet vazhdojnë të jenë tepër modeste, teksa edhe këtë vit, skuadra londineze është larg Evropës, aktualisht në vendin e dymbëdhjetë në renditje, që do të thotë se londinezët nuk do të marrin pjesë në asnjë nga tri kompeticionet e UEFA-s sezonin e ardhshëm.

Pas një fushate të shfrenuar blerjesh nga ana e Chelsea-t, me një bilanc që është pak të thuash negativ, Premier League po heton për të kuptuar nëse janë respektuar të gjitha rregullat dhe për të mos marrë sanksione, siç ndodhi me “Blutë” e Everton dhe skuadrën e Nottingham Forest, klubi londinez është gati të shesë një skuadër të plotë verën e ardhshme.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja britanike, “The Sun””, janë njëmbëdhjetë lojtarë që mund të largohen nga “Blutë” e më konkretisht, Conor Gallagher, Trevoh Chalobah, Ian Maatsen, Armando Broja, Lewis Hall, Marc Cucurella, Malang Sarr, Thiago Silva, Romelu Lukaku, Kepa Arrizabalaga dhe Hakim Ziyech.

broja