
Ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Europës kanë dhuruar rezultate të papritura. Në “Anfield Road”, Atalnta ka mposhtur pastër 0-3 Liverpulin, duke hedhur një hap të sigurt ë gjysmëfinalen e këtij kompeticioni. Skuadra e Gasperinit zhbllokoi ndeshjen në minutën e 38 me Skamakën. Një aksion i shpejtë i “zikaltërve”, të Berat Gjimshitit u finalizaua më së miri nga “bomberi” italian, i cili dërgoi me lehtësi në rrjetë, një pasim perfekt të Zapacostës.
Në minutën e 60 ishte sërish Skamaka që dyfishoi shifrat, ndërsa Mario Pasaliç vulosi shifrat përfundimtare në 0-3 në minutën e 83.
Në “San Siro”, Roma mposhti Milanin 0-1 me golin e Mançinit të realizuar në minutën e 17, pas një aksioni që nisi me pozicion të parregullt të Lukakut, por arbitri anësor nuk ngriti flamurin dhe më pas goditja e El Sharauit u prit nga Menjo.
Në këndore, mbrojtësi i Romës devijoi topin në rrjetë. Në pjesën e parë, Milani pati dy raste me Reijnders dhe Zhiru, por pa u konkretizuar në gol.
Në ndeshjet e tjera, Leverkuseni mposhti pastër 2-0 Uest Hemin, ndërsa Benfika triumfoi me rezultatin 2-1 përballë Olimpikut të Marsejës.
Lini një Përgjigje