TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shkurt 2026, 17:23

CR7 bojkoton për herë të dytë radhazi Al Nassr, portugezi merr mbështetjen e të gjithë tifozëve në stadium

Shkruar nga Pamfleti

CR7 bojkoton për herë të dytë radhazi Al Nassr, portugezi

Kristiano Ronaldo ka munguar për herë të dytë radhazi në një ndeshje zyrtare të Al Nassr, duke vijuar bojkotin ndaj skuadrës së tij. Pavarësisht mungesës së yllit portugez në fushë, mbështetja për të ka qenë e dukshme në stadium gjatë ndeshjes mes Al Nassr dhe Al Itihad, e vlefshme për Saudi Pro Ligë, e zhvilluar mbrëmjen e së premtes.

Në minutën e shtatë të takimit, tifozë të të dyja skuadrave shpalosën parrulla me mbishkrimin “7 Ronaldo”, si shenjë solidariteti ndaj sulmuesit portugez, i cili ka zgjedhur të mos aktivizohet në shenjë proteste.

Sipas raportimeve, bojkoti i Ronaldos lidhet me transferimin e Karim Benzemas tek Al Hilal, skuadër e drejtuar nga Simone Inzagi, e cila aktualisht kryeson kampionatin dhe është shkëputur ndjeshëm nga rivalët.

Vendimi i Ronaldos për të mos veshur fanelën e Al Nassr pritet të vijojë deri në një njoftim të dytë, ndërsa klubi nuk ka dhënë ende një qendrim zyrtar mbi situatën.

Sa i përket kronikës sportive, Al Nassr arriti të fitonte ndeshjen ndaj Al Ittihad me rezultatin 2-0, pavarësisht mungesës së futbollistit më të spikatur të skuadrës.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez al nassr

Lini një Përgjigje