TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shkurt 2026, 16:37

Infantino kërkoi rikthimin e Rusisë në futboll, Ukraina shpërthen ndaj kreut të FIFA-s: Eja këtu dhe shiko si luajnë fëmijët!

Shkruar nga Pamfleti

Infantino kërkoi rikthimin e Rusisë në futboll, Ukraina

Serhi Palkin, drejtori ekzekutiv i klubit ukrainas Shakhtar Donjetsk, ka shprehur publikisht zhgënjimin e tij të thellë ndaj presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino, pas deklaratave për mundësinë e rikthimit të Rusisë në garat ndërkombëtare të futbollit.

Në një reagim të fortë, Palkin theksoi se qendrimi i Infantinos përfaqëson “një largim total nga realiteti”, duke rikujtuar se Ukraina po përjeton prej katër vitesh një luftë të plotë me pasoja të rënda njerëzore dhe materiale. Sipas tij, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe infrastruktura civile, sportive dhe energjetike është shkatërruar në mënyrë sistematike.

Palkin vlerëson se deklaratat e presidentit të FIFA-s nuk kontribuojnë në paqe, por rrezikojnë të normalizojnë agresionin.

Nuk është një rrugë drejt paqes, por vazhdim i këtij tmerri. Është përpjekje për të pretenduar se lufta dhe agresioni nuk ekzistojnë. Futbolli nuk mund të ekzistojë jashtë realitetit dhe nuk ka të drejtë ta shmangë të keqen”, u shpreh ai.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Infantinos, Palkin ngriti pyetje mbi kohën dhe arsyen e këtyre deklaratave, duke theksuar se presidenti i FIFA-s nuk ka vizituar asnjëherë Ukrainën gjatë viteve të luftës për të parë nga afër situatën në terren.

Reagimi vjen pasi Infantino kishte deklaruar se rikthimi i Rusisë në futbollin ndërkombëtar do të ishte i nevojshëm “të paktën në kategoritë e reja”. Në përgjigje, Palkin ftoi presidentin e FIFA-s të vizitojë qytete si Kharkiv, Zaporizhzhia, Dnipro, Kiev dhe Lviv, ku, sipas tij, fëmijët luajnë futboll nën sirena alarmi, pranë strehimeve dhe nën kërcënimin e raketave dhe dronëve.

Në deklaratën e tij, drejtuesi i Shakhar Donjetsk solli edhe shembuj personalë nga klubi, duke përmendur se dy lojtarë kanë humbur anëtarët e familjes gjatë luftës: portieri Dmitro Riznik ka humbur vëllanë, ndërsa Denis Tvardovski babanë.

Zoti Infantino duhet të reflektojë. Duke mbështetur rikthimin e Rusisë, ai merr një vendim jo vetëm sportiv, por edhe politik e moral, me përgjegjësi për heshtjen ndaj krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit”, përfundoi Palkin.

Deklaratat e tij pasqyrojnë qendrimin e fortë të institucioneve sportive ukrainase kundër çdo tentative për rikthimin e Rusisë në arenën ndërkombëtare të sportit, për sa kohë lufta vazhdon.

serhi palkin drejtori ekzekutiv i shaktar donjetsk

Lini një Përgjigje