TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shkurt 2026, 15:54

Pogradeci fiton në “frymën e fundit” në Fier, Laçi i afrohet Skënderbeut dhe i lë ‘targën’ liqenorëve

Shkruar nga Pamfleti

Pogradeci fiton në “frymën e fundit” në Fier,

Kanë përfunduar katër ndeshjet e zhvilluara sot, të vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Parë, të cilat sollën surpriza dhe emocione, me një total prej tetë golash të shënuar.

Pogradeci arriti të marrë një barazim të vlefshëm në transfertë përballë Apolonisë, në një sfidë spektakolare. Fierakët po fitonin 2-1 deri në minutat e fundit të takimit, por kapiteni Vangjel Zguro shënoi golin e barazimit, duke i siguruar skuadrës liqenore një pikë të rëndësishme.

Ndërkohë, Skënderbeu u ndal në transfertë nga Korabi, në një ndeshje që u mbyll pa gola. Ky barazim u jep mundësi ndjekësve të afrohen në krye të renditjes.

Laçi shfrytëzoi hapin fals të kryesuesve, duke fituar 1-0 në transfertë ndaj Lushnjës, ndërsa në ndeshjen tjetër të ditës, Kastrioti triumfoi në shtëpi përballë Kukësit.

Pas këtyre rezultateve, Skënderbeu vijon të kryesojë renditjen me 48 pikë, tri më shumë se Laçi i vendit të dytë. Pogradeci mbetet një nga pretendentët kryesorë për ngjitjen, duke mbajtur vendin e tretë me 40 pikë.

pogradeci laçi skënderbeu kategoria e parë

Lini një Përgjigje