TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Qershor 2025, 18:05

“Dardanët” prezantojnë talnetin shqiptar, 22-vjeçari lë përfundimisht Kroacinë për Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

“Dardanët” prezantojnë talnetin shqiptar,

Veldin Hoxha është talenti, që do të përfaqësojë Kosovën në të ardhmen. 22-vjeçari ka vendosur të largohet nga Kroacia ku luajti deri me ekipin U-21.

Hoxha është pjesë e Rubin Kazan në Rusi. Mesfushori është prezantuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, ndërsa i pranishëm ishte edhe presidenti Agim Ademi.

Njoftimi i FFK-së:

“Veldin Hoxha futbollisti më i ri i Kombëtares së Kosovës! Me kënaqësi dhe krenari njoftojmë se mesfushori i njohur, Veldin Hoxha, tashmë është pjesë e Kombëtares së Kosovës!

Veldini do të jetë pjesë e Dardanëve për ndeshjet e ardhshme. Mirë se vjen Veldin!”

veldin hoxha kosova

Lini një Përgjigje