TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Qershor 2025, 17:21

Zyrtare/ Nuk do të luhet në “stadiumin e krimit”, ndeshja Serbi-Shqipëri do të zhvillohet në impiantin më të madh të Beogradit

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtare/ Nuk do të luhet në “stadiumin e krimit”, ndeshja

Federata Serbe e Futbollit ka zyrtarizuar vendimin për stadiumin ku do të presë Kombëtaren shqiptare. Do të jetë stadiumi i Beogradit, “Rajko Mitiç”, që do të shërbejë për sfidën ndaj Anglisë, më 9 shtator dhe atë përballë Shqipërisë, më 11 tetor.

“Rajko Mitiç” është stadiumi më i madh i Beogradit, që shërben dhe si shtëpia e Crvena Zvezdës. Kështu Shqipëria do të rikthehet në Beograd pas 11 vitesh, por këtë herë jo në stadiumin e Partizanit të Beogradit ku flamuri “Autochthonous” u valëvit.

Njoftimi i Federatës serbe:

“Federata e Futbollit të Serbisë njofton publikun se ndeshjet kualifikuese të Serbisë kundër Anglisë më 9 shtator dhe kundër Shqipërisë më 11 tetor do të luhen në stadiumin “Rajko Mitiç” në Beograd, ndërsa për ndeshjen e fundit kundër Letonisë është përzgjedhur stadiumi në Leskovac.

Pas një analize të detajuar, që përveç aspektit sportiv përfshiu edhe organizimin dhe sigurinë, si dhe konsultimet me UEFA-n, është arritur në përfundimin se stadiumi “Rajko Mitiç”, si objekti më i madh futbollistik në vend, do t’i ofrojë përfaqësueses sonë kushte optimale për zhvillimin e ndeshjeve të rëndësishme”, shkruajnë serbët.

 

Lini një Përgjigje