TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Janar 2026, 21:55

Debutoi me skuadrën e Serisë A, talenti i kombëtares U-21 largohet nga ekipi me klauzolën e veçantë

Shkruar nga Pamfleti

Debutoi me skuadrën e Serisë A, talenti i kombëtares U-21

Adi Kurti debutoi këtë sezon me Veronën. Talenti i Kombëtares U-21 u promovua nga klubi italian, që tashmë e ka huazuar te Ternana në Serinë C.

Kurti është larguar me një klauzolë të veçantë. Për 20-vjeçarin e qendrës së mbrojtjes është vendosur mundësia e blerjes në fund të sezonit, por jo vetëm.

Verona po ashtu ka ruajtur mundësinë, që ta blejë sërish Kurtin nëse Verona bën të njëjtën gjë. Futbollisti i lindur në Elbasan e pati debutimin ndaj Venecias në Kupën e Italisë ku mori disa minuta në fund.

Ternana ku ka vendosur të huazohet mban vendin e tetë në renditje. Aktualisht konsiderohet si një nga ekipet që synon ngjitjen.

adi kurti talenti i kombëtares u-21 verona ternana

Lini një Përgjigje