
Mirlind Daku është padiskutim një nga futbollistët më të pëlqyer nga tifozët e Llapit. Është pikërisht Llapi skuadra e parë e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, ku hodhi kështu edhe hapat e parë në karrierën e tij futbollistike.
28-vjeçari së fundmi ka vendosur të rikthehet të skuadra e Superligës së Kosovës. Jo për të nisur një aventurë të re, por për të vizituar nga afër një nga ekipet më të dashura për të.
Ka qenë vetë klubi që nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale ka treguar për prezencën e lojtarit gjilanas. Ndërkohë kanë shkruar se janë shumë krenarë për futbollistin që është dhe që po i bën krenarë kudo ku luan.
Siç dihet aktualisht Daku është pjesë e Rubin Kazan në Rusi. Me ekipi rus ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2029, ndërsa u bë pjesë e tyre në verën e 2023.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje