TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Janar 2026, 19:47

Debutoi në Serinë A, reagon talenti shqiptar: Nuk do ta harroj kurrë këtë ditë, ëndërr e bërë realitet

Shkruar nga Pamfleti

Debutoi në Serinë A, reagon talenti shqiptar: Nuk do ta harroj

18 janari do të mbahet mend gjatë nga Joi Nuredini. Talenti shqiptar debutoi në Serinë A me fanelën e Xhenoas, në sfidën kundër Parmës. Vetëm 18-vjeç, Daniele De Rosi i besoi disa minuta në fundin e sfidës, duke i dhënë mundësinë të përjetojë emocionet e një kampionati të fortë.

Pas këtij debutimi, ka reaguar në rrjetet sociale vetë talenti shqiptar. Nuredini ka shkruar se do ta mbajë mend gjatë këtë ditë, pasi ishte një ëndërr që i vogël, teksa tashmë i bëhet realitet.

Çfarë të them, do të jetë një ditë që nuk do ta harroj lehtë: erdhi debutimi im në Serinë A. E kam pasur këtë ëndërr që i vogël dhe sot më në fund u bë realitet. Falenderoj shumë trajnerin dhe gjithë stafin për besimin, si edhe të gjithë ata që kanë besuar tek unë që në fillim”, ka shkruar në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by joi (@joi.nuredini)

joi nuredini talenti shqipta xhenoa

Lini një Përgjigje