TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Janar 2026, 15:54

Konseisao merr vendimin e rëndësishëm për Mario Mitajn, moment me peshë për mbrojtësin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Konseisao merr vendimin e rëndësishëm për Mario Mitajn,

Al Itihad do të luajë ndeshjen e radhës përballë Al Qadisijah. Kampionët e Arabisë Saudite do të kërkojnë të kthehen te fitorja, pikërisht në transfertën e së enjtes.

Trajneri Konseisao po planifikon ndryshime në formacion për këtë sfidë. Gjasat janë që edhe Mario Mitaj të kthehet në skuadër.

Periudha prej katër ndeshjesh në tribunë është më e gjata, që mbrojtësi i Kombëtares ka provuar si zgjedhje teknike e trajnerit. Konseisao është shprehur se gjithçka lidhet me numrin e lojtarëve të huaj që lejohet.

Bëhet fjalë për tetë lojtarë të huaj që lejohen. Mitaj nuk e ka parë veten në këtë listë për katër ndeshjet e fundit. Mungesa e tij është ndjerë në pesë javë, por te e para ishte për shkak pezullimi nga kartonët.

 

mario mitaj mbrojtësi kuqezi al itihad

Lini një Përgjigje