TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Dhjetor 2025, 21:58

Dëmtim i rëndë për Medon Berishën, rrezikon play-off-in e Botërorit 2026!

Shkruar nga Pamfleti

Dëmtim i rëndë për Medon Berishën, rrezikon play-off-in

Mesfushori i kombëtares, Medon Berisha, ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes mes Lecces dhe Pisas në Serie A. Futbollisti shqiptar, i cili këtë sezon po shkëlqente në kampionatin italian, u detyrua të largohej nga fusha mes dhimbjeve, ndërsa stafi mjekësor ndërhyri menjëherë për ta transportuar me barelë drejt ekzaminimeve të specializuara.

Mediat italiane raportojnë se gjendja e tij është shqetësuese, pasi dyshohet për një këputje të muskujve aduktorë. “Vlerësimi i parë mjekësor tregon për një tërheqje të rëndë të aduktorëve”, shkruajnë ato.

Nëse diagnoza konfirmohet, Berisha pritet të qëndrojë larg fushave për disa muaj, duke vënë në rrezik pjesëmarrjen në play-off-et e Botërorit 2026. Mesfushori po kalonte sezonin e tij më të mirë, me 12 paraqitje, 2 gola dhe 3 asiste në Serie A.

Lini një Përgjigje