TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Dhjetor 2025, 20:31

Luajti me Brazilin në Botëror, problemet me zemrën detyrojnë fantazistin të varë para kohe “këpucët në gozhdë”

Shkruar nga Pamfleti

Luajti me Brazilin në Botëror, problemet me zemrën detyrojnë

Oskar ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare. Kontrata e tij me Sao Paulon përfundon në vitin 2027, megjithatë palët do ta ndërpresin bashkëpunimin.

Ky vendim vjen pasi fillimisht Oskar humbi ndjenjat në nëntor. Fantazisti ka luajtur me Brazilin edhe në Botëror, ndërsa në total me përfaqësuesen e tij numëronte 12 gola.

Problemet me zemrën kanë bërë që të tërhiqet para kohe nga futbolli. Eksperiencën e vetme në Europë ndërkohë e kaloi me Çelsin.

Rreth 5 vite me londinezët, ndërsa surprizoi më pas duke u transferuar në Kinë. Oskar bënte mjaft mirë në kohën e tij të artë duke qenë një ndër më të mirët e Brazilit.

 

oskar fantazisti brazilian

Lini një Përgjigje