
Dinamo-Egnatia do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë. Skuadra e Ilir Dajës mposhti mbrëmjen e sotme me rezultatin 4-3 Vllazninë teksa ndeshja e parë kishte përfunduar pa gola.
“Blutë” gjetën avantazhin në minutën e 16-të pas një kundërsulmi të shpejtë, ku i zakonshmi Baton Zabërgja asiston bukur për Peter Itodo Mandela, i cili ndëshkon shkodranët.
Në minutën e 36-të, Dinamo shënon golin e dytë me Zabërgja, i cili përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit shkodran, Jukaj, dhe dërgoi topin në rrjetë pas krosimit nga goditja e dënimit, duke e mbyllur kështu pjesën e parë në avantazh të dyfishtë.
Në fillim të pjesës së dytë Petr Itodo Mandela pas një kundërsulmi të shpejtë shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Dinamon.
“Blutë” e drejtuar nga Ilir Daja shënuan golin e katërt në minutën e 60-të, ku Zabërgja u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në ndeshjen tjetër fitoi Egnatia, e cila rrëzoi në tapet Partizanin.
Lini një Përgjigje