
Egnatia është finalisti i dytë i Kupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit arritën të përmbysin Partizanin, duk e rrëzuar në tapet Demat. Ndeshja e parë u fitua 1-0 nga Partizani, por Egnatia arriti të çojë në shtesë ndeshjen dhe madje të shënojë dhe golin e fitores.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 77-të. Miqtë pas disa tentativash kanë marrë epërsinë me anë të Arbenit Xhemajlit. Pas një rrëmuje në zonë, mbrojtësi tund rrjetën e Qirkos.
Ndeshja e parë u mbyll 0-1 dhe u desh koha shtesë. Por me fillimin e saj, Egantia shënon sërish duke e çuar rezultatin në 0-2. Harkim i Fangajt nga e djathta, Sfera gjen Guindo i cili e shtyn në rrjetë. Egnatia do përballet me Dinamon, i cili mundi Vllazninë.
Lini një Përgjigje