Sport19 Prill 2023, 18:10

Disiplina bën “prapakthehu”, Komisioni i Apelit fal Egnatian, ndryshohet dënimi për ndeshjet në stadiumin e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Disiplina bën “prapakthehu”, Komisioni i Apelit fal Egnatian,

Komisioni i Apelit në FSHF ka vendosur të ndryshojë dënimin që ka dalë pak ditë më parë nga Komisioni i Disiplinës rreth dënimit që iu bë Egnatias për dhunë ndaj gjyqtarëve.

Kështu, rrogozhinasit do të luajnë vetëm ndeshjen e radhës në fushën e tyre, atë ndaj Laçit, pa praninë e spektatorëve dhe në fushë asnjanëse. Ndërkohë, ndeshjet e tjera do të luhen në stadiumin e Rrogozhinës, po përsëri pa praninë e spektatorëve.

Vendimet:

1-Pranimin e pjesshëm të ankimit të Klubit të Futbollit Egnatia.

2-Ndryshimin e Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nr.32, datë 13.04.2023, pika 1 duke vendosur zhvillimin e vetëm 1 (një) ndeshjeje në fushë asnjanëse dhe pjesën e mbetur të ndeshjeve për sezonin futbollistik 2022-2023, pa spektatorë.

3-Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

egnatia komisioni i apelit në fshf komisioni i disiplinës dhe i etikës