TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Nëntor 2025, 21:46

Djali refuzoi Shqipërinë për Irlandën, Rudi Vata negocion për të sjellë Rokon te kombëtarja kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Djali refuzoi Shqipërinë për Irlandën, Rudi Vata negocion

Talenti Roko Vata po rritet gradualisht tek ekipi i Uotford në Championship-in anglez, teksa numëron 2 gola dhe 2 asiste në 10 ndeshje. Kartoni i sulmuesit të majtë ka arritur deri në 1.8 milionë euro.

Roko është djali i legjendës së Kombëtares Rudi Vata. Edhe pse talenti në fjalë e ka bërë debutimin me përfaqësuesen e Irlandës, Rudi Vata në një prononcim të shkurtër për “RTSH Sport”, e ka lënë të hapur mundësinë që djali i tij të luajë për fanelën e Shqipërisë:

Roko ka zgjedhur Irlandën, por nuk ka mbaruar asgjë, pasi e ka ende mundësime që të bëjë një zgjedhje tjetër, nëse dëshiron. Ka një klauzolë që duhet të luajë edhe 2 ndeshje zyrtare. A do e shihja pjesë të skuadrës së Silvinjos? Mendoj se do kishte qenë një alternativë e mirë”.

Rregulli është i qartë, çdo futbollist ka të drejtë të ndryshojë kombëtaren, nëse ka luajtur më pak se 3 ndeshje, gjithmonë nëse i ka luajtur këto sfida nën 21 vjeç.

Pak kohë më parë, Roko Vata i tha “JO” ftesës së kombëtares shqiptare, pasi i tha “PO“ ftesës së Irlandës.

Kujtojmë se Vata asnjëherë nuk ka veshur fanellën e Shqipërisë, pasi ka preferuar gjithmonë të veshë fanellën e Irlandës, duke luajtur për të gjithë grupmoshat e kësaj kombëtareje.

 

rudi vata ish-futbollisti i kombëtares roko vbata

Lini një Përgjigje