TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shkurt 2025, 16:01

“Do të jetë më shumë se futboll”, Duka flet për organizimin e “EURO 2027” me Serbinë: Thyejmë barrierat mes 2 popujve

Shkruar nga Pamfleti

“Do të jetë më shumë se futboll”, Duka flet

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe njëherazi një nga zv.presidentët e UEFA-s, Armand Duka foli pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s i dha dritën jeshile organizimit nga Shqipëria dhe Serbia të “EURO 2027” për 21-vjeçarët.

Armand Duka tha se një turne i tillë do jetë më shumë se futboll, ndërsa do thyhen barrierat mes dy popujve.

Ky është një vendim shumë i rëndësishëm nga UEFA, sepse Kampionati Europian U-21 i vitit 2027 do të jetë më shumë sesa një turne futbolli. Ai do të shërbejë si një katalizator për të thyer barriera, për të forcuar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të krijuar një të ardhme më pozitive për popujt e Shqipërisë dhe Serbisë. Ky turne do të tregojë gjithashtu se çfarë mund të arrihet kur njerëzit bashkohen rreth një objektivi të përbashkët, të frymëzuar nga fuqia e futbollit", tha kreu i FSHF-së.

Duka u ndal edhe te modernizimi i infrastrukturës sportive.

"Ky do të jetë eventi më i madh sportiv në historinë e Shqipërisë. Prandaj, ai na jep mundësinë që, me mbështetjen e UEFA-s, të modernizojmë stadiumet dhe infrastrukturën e futbollit në të gjithë vendin. Gjithashtu, ky organizim do të krijojë një trashëgimi të qendrueshme për të frymëzuar brezat e ardhshëm të lojtarëve, vullnetarëve dhe tifozëve në të dyja vendet”, tha Duka.

armand duka presidenti i fshf "euro 2027"

Lini një Përgjigje