
Gjykata e Barcelonës nuk pranoi ankesën e paraqitur nga mbrojtja e Dani Alveshit, në të cilën kërkohej lirimin me kusht i klientit të tyre për arsye të ndryshme, përfshirë lidhjet familjare.
Vendimi i gjykatës e lë në burg ish-mbrojtësin e Barcelonës. Ajo ka justifikuar vendimin e saj me faktin se liria me kusht për Alveshin paraqet rrezikun e arratisjes së tij nga Spanja. Vendimi i gjykatës spanjolle është komentuar dhe nga vetë braziliani, që e cilëson veten të pafajshëm.
“Gjithmonë e kam thënë të vërtetën, mendoj se të gjithë mund ta kuptojnë se unë u përpoqa vetëm të shpëtoja martesën time dhe prandaj thashë atë që thashë në fillim, kjo ishte arsyeja e vetme dhe kryesore, për pjesën tjetër nuk kam asgjë për të fshehur. Po them të vërtetën”, janë fjalët e ish-mbrojtësit.
Braziliani vazhdoi: “Vetëm dy njerëz e dinë se çfarë ndodhi dhe mbi të gjitha vetëm dy e dinë mbi të gjitha se çfarë nuk ndodhi. Nuk kam asgjë për të fshehur, ka kaq shumë spekulime: flitet për versionet e mia të pafundme, por unë dëshmova vetëm dy herë para gjykatësit.
Ndërkohë kanë vendosur që unë jam fajtor, jam në burg që prej datës 20 janar dhe nuk jam gjykuar ende. Nuk më lejojnë të kthehem në normalitet”.
Futbollisti nuk e kupton as frikën e arratisjes që i tremben të gjithëve: “Shkova në polici me dëshirën time nga Meksika dhe nuk pranova të shkoja në Brazil, një vend që nuk do të bashkëpunonte me Spanjën".
“E bëra për të mbrojtur veten dhe për të provuar pafajësinë time. Nuk e kuptoj pse ka frikë nga arratisja ime, sot jeta ime është këtu në Barcelonë. Kam dhe kam pasur gjithmonë një plan jete në Spanjë dhe kam garantuar në çdo mënyrë se do të vazhdoja këtu”.
Në fund: “Do të vërtetoj që nuk jam fajtor dhe ka qenë një marrëdhënie konsensuale. Nuk do të më shkonte kurrë ndërmend t’i imponoja dikujt aktin seksual, siç është thënë”, tha Dani Alvesh.
Lini një Përgjigje