TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Tetor 2024, 17:55

Drejtoi Flamurtarin dhe zbuloi Foto Strakoshën, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe trajneri legjendar

Shkruar nga Pamfleti

Drejtoi Flamurtarin dhe zbuloi Foto Strakoshën, ndahet nga jeta

Sot është ndarë nga jeta Skënder Brahimaj, një nga figurat më të dashura dhe legjendare të futbollit vlonjat.

Skënder Brahimaj u lind më 19 Shtator 1936 në Lepenicë të Vlorës. Në moshën 17 vjeçare nis karriera e tij futbollistile me ekipin e Flamurtarit. Në vitin 1962 shpallet një nga 10 futbollistët më të mirë të Shqipërisë.

Karriera e tij futbollistike zgjati 13 vite. Më pas ai shërbeu si trajnier futbolli dhe mësues i edukimit fizik. Në mesin e viteve ‘80, Skënder Brahimaj emërohet trajnier i ekipit të Tepelenës. Ishte pikërisht aty ku ai zbuloi, përgatiti dhe ndihmoi në karrierën e tij, talentin Foto Strakosha, ish-portieri i kombëtares shqiptare gjatë viteve 1990-2000.

Drejtoi Flamurtarin dhe zbuloi Foto Strakoshën, ndahet nga jeta

Gjatë viteve  1990-2000, Skënder Brahimaj mori në dorë drejtimin e ekipit të Flamurtarit, disa vite si trajnier e më pas edhe si shef i Klubit Flamurtari.

Profesor Skënder Brahimaj ka edukuar e përgatitur shumë breza futbollistësh të mirënjohur, si Uran Xhafa, Gëzim Troqe, Cane Ahmeti, Kreshnik Çipi e së fundmi Foto Strakosha.

Pasioni dhe përkushtimi për sportin e futbollin e ka kthyer Skënder Brahimajn në një nga legjendat e  këtij sporti, në qytetin e Vlorës dhe jo vetëm.

Përcjellia për në banesën e fundit bëhet nesër në orën 11, nga shtëpia e tij në lagjen Pavarësia, për në varrezat e Shërishtës.

skënder brahimaj ish-trajneri i flamurtarit

Lini një Përgjigje