TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2025, 20:51

E ardhmja e Asllanit në “qiell të hapur”, ngec transferimi i mesfushorit kuqezi te Bolonja

Shkruar nga Pamfleti

E ardhmja e Asllanit në “qiell të hapur”, ngec transferimi

E ardhmja e Kristjan Asllanit ka mbetur në “qiell të hapur”, ndërkohë që merkato e verës po shkon drejt mbylljes. U tha se mesfushori shqiptar ishte shumë pranë kalimit te Bolonja, por ky operacion ka ngecur. Shkak për këtë është bërë pretendimi i Asllanit në lidhje me rrogën.

Bolonja nuk ka në plan t’i ofrojë me shumë se 1.5 milionë euro në muaj 23-vjeçarit, ndërsa kërkesa e “regjisorit” kuqezi është 2 milionë euro në muaj. Hendeku mes kërkesës dhe ofertës rezulton 500 mijë euro.

Mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë në negociatat mes Asllanit dhe klubit të interesuar. Interi është i gatshëm të bëjë lëshime në pretendimet për kartonin e mesfushorit, me qëllim largimin e tij, pasi ai konsiderohet i tepërt në ekip.      

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter bolonja

Lini një Përgjigje